Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend
Partia Demokratike e Kosovës kërkon që Kuvendi të nisë pa vonesa procedurën për ndryshim e ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, nismë të cilën kjo parti e ka dorëzuar në qeveri. Deputeti Përparim Gruda tha se nisma duhet të miratohet para 6 tetorit, kur përfundon edhe afati për zgjedhjen e presidentit. Gruda tha se ligji është hartuar me ekspertizë lartë dhe nuk prish asnjë detyrim ndërkombëtar të ndërmarrë nga Kosova për themelimin e Gjykatës Speciale. “Ligji është hartuar me një ekspertizë të lartë të njerëzve brenda dhe jashtë PDK-së, por nuk do te thotë që nuk jemi te hapur te dëgjojmë opinione të tjera për ta përmirësuar. Ligji nuk prish asnjë detyrim ndërkombëtar.” Gruda sqaroi edhe shqetësimet se ligji mund të shfuqizohet nga Dhomat...
Burimi:
javanews.al