“Pothuajse 50% më pak”/ Hita zbulon bilancin e kriminalitetit në Shkodër

“Pothuajse 50% më pak”/ Hita zbulon bilancin e kriminalitetit në Shkodër

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka kërkuar forcimin e masave parandaluese dhe goditëse ndaj kriminalitetit në qarkun e Shkodrës, me fokus te grupet kriminale, personat që qarkullojnë me armë apo drogë dhe trafikimi i emigrantëve të paligjshëm. Gjatë një takimi me strukturat e Policisë së Shkodrës, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo, Hita tha se treguesit e kriminalitetit për disa kategori janë përmirësuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas tij, krimet e rënda, plagosjet dhe vjedhjet me dhunë janë ulur me rreth 50 për qind. “Krimet e rënda, plagosjet dhe vjedhjet me dhunë janë pothuajse 50% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pavarësisht kësaj statistike, krimet kundër personit,...