“Poshtë narkoshteti”/ Nis grumbullimi i protestuesve pranë parlamentit: Nuk na përfaqësojnë dot horrat

“Poshtë narkoshteti”/ Nis grumbullimi i protestuesve pranë parlamentit: Nuk na përfaqësojnë dot horrat

Ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Kuvendit, në kuadër të protestës së paralajmëruar për ditën e sotme, teksa në Parlament po zhvillohet seanca plenare. Protestuesit kanë nisur të shprehin kundërshtimin e tyre për zhvillimet politike dhe reformën territoriale, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrje si “Parlamenti i mafias!”, “Poshtë narkoshteti!” dhe “Nuk na përfaqësoni”. Një qytetar që ka tentuar t’i bashkohet protestës pranë Kuvendit është penguar nga perimetri i sigurisë i vendosur nga policia. I revoltuar, ai ka kundërshtuar masat e marra dhe është “përplasur” verbalisht me efektivët, duke kërkuar të dijë arsyen e bllokimit të zonës. “Toka është e të gjithëve, nuk është e këtyre horrave. Për çfarë bllokohet zona? Nuk keni lënë vagabondazh pa bërë në kurrizin tonë”, është shprehur qytetari. Policia ka...