Portieri kërc*nohet me jetë për të manipuluar ndeshjen: Pëso 3 gola ose e paguan shtrenjtë
Një pretendim serioz ka dalë në pah në futbollin bolivian. Leonardo Eguez, trajneri i klubit të divizionit të parë Guabirá, deklaroi se portieri i tij, Juan Manuel Ferrel, mori kërcënime me vdekje para humbjes 6-0 të ekipit kundër Club Always Ready të dielën. “Sporti është njollosur. Portieri im mori kërcënime për jetën e tij dhe të bashkëshortes e nënës së tij. Atij i thanë se nëse nuk paguante një shumë të caktuar ose nuk pësonte tre gola, ata do të vriteshin,” deklaroi trajneri. Edhe pse Guabirá nuk ka lëshuar ende një deklaratë zyrtare, sindikata e futbollistëve profesionistë të Bolivisë (Fabol) ka kërkuar një hetim të menjëhershëm mbi kërcënimet e pretenduara para ndeshjes, e cila u luajt në stadiumin bashkiak “Villa Ingenio” në El Alto. “Ajo...
Burimi:
telesport.al