Portieri i Interit i dhuron fitoren Real Madrid në Champions League, emocione dhe dramë në fund
Real Madrid e ka nisur me fitore aventurën në Champions League, duke mposhtur 2-1 Interin në “Santiago Bernabéu”, në një ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione. Skuadra e José Mourinhos e gjeti avantazhin në minutën e 14-të. Kylian Mbappé përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Interit dhe, pas asistit të Brahim Diaz, dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Vetëm në minutën e 23-të, Real Madrid dyfishoi avantazhin me Fede Valverden, i cili përfitoi nga një tjetër gabim i skuadrës italiane. Interi nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë rriti ndjeshëm presionin. Përpjekjet e zikaltërve u shpërblyen në minutën e 77-të, kur Carlos Augusto shënoi dhe riktheu Interin në lojë. Minutat e fundit ishin dramatike, me Interin që kërkoi me çdo kusht barazimin. Megjithatë,...
Burimi:
sportekspres.com