E akuzuan se ka takuar Suel Çelën, Salianji i përgjigjet Berishës dhe Nokës: Prokurorin që u gjend në makinë me kriminelë, nuk e bëra unë deputet
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha dhe Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka, lidhur me akuzat e këtyre të fundit se takimin e një dite më parë në Elbasan e kishte organizuar i shumkërkuari nga drejtësia, Suel Çela. Me anë të një postimi në Fecebook, Salianji thekson se forca e tij janë qytetarët, dhe këtë e ka treguar kudo. “E vetmja mënyrë që Edi Rama gjeti për të më ndalur nga përballja me ta në zgjedhje ishin akuzat e fabrikuara, në betejën time kundër një prej grupeve mafioze më të fuqishme në vend. Sepse në garë dhe me garë unë i mund! Këtë e kam treguar në Korçë, në Kavajë, në parti dhe kudo: forca ime e vetme janë, personaliteti, vullneti...