Politikë me dy standarde e Opozitës! Në Tiranë rrethojnë Parlamentin, jashtë pozojnë bashkë!
Në Tiranë rrethojnë Parlamentin dhe denoncojnë mazhorancën socialiste. Në Berlin dhe Moldavi, vetëm pak ditë më parë, shfaqen në fotografi përkrah përfaqësuesve të së njëjtës mazhorancë. Dy fotografi nga aktivitetet ndërkombëtare të deputetëve shqiptarë nxjerrin në pah një kontrast interesant mes asaj që opozita demonstron në Shqipëri dhe marrëdhënieve që zhvillon me socialistët jashtë kufijve. Në Berlin, deputeti demokrat Ivi Kaso shfaqet në një fotografi së bashku me deputetin socialist Fatmir Xhafaj dhe përfaqësues të tjerë të Parlamentit shqiptar. Në Moldavi, është Fatmir Mediu, një tjetër deputet i opozitës, që fotografon një takim përkrah socialistëve Damian Gjiknuri dhe Bledi Çuçi. Fotografitë në vetvete nuk përbëjnë ndonjë skandal. Deputetët e mazhorancës dhe opozitës marrin pjesë së bashku në delegacione parlamentare, takime ndërkombëtare dhe aktivitete institucionale. Kjo...
Burimi:
javanews.al