Policia zbardh detaje nga shpërthimi në Gjirokastër, dy të plagosur (VIDEO)

Policia zbardh detaje nga shpërthimi në Gjirokastër, dy të plagosur (VIDEO)

Një automjet tip “Benz” ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në bulevardin “18 Shtatori” në Gjirokastër, duke lënë të plagosur dy persona. Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, teksa automjeti, në pronësi të shtetasit Beqir Devolli ishte në lëvizje. Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit, Beqir Devolli dhe shtetasi Rigers Mela. Të dy janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit. Policia bën me dije se hetimet vijojnë.