Policia sqaron masat para 16 shtatorit, planet e sigurisë janë procedura të rregullta
Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve në disa portale se vendi do të “blindoset” në prag të vendimit të Hagës, duke i cilësuar ato si pretendime që mund të keqinformojnë opinionin. Përmes një njoftimi për media, Policia ka sqaruar se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste të zhvillimeve, aktiviteteve apo tubimeve me pjesëmarrje të madhe janë pjesë e procedurave të rregullta policore. “Me qëllim të njoftimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës por edhe më gjerë, ju bëjmë me dije se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste kur pritet të ketë zhvillime, aktivitete, apo pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, hartimi i planeve policore janë pjesë e procedurave të rregullta policore”, thuhet në njoftim. Policia ka përmendur...
Burimi:
kohajone.com