Policia skoceze heton qëndrimet e ish-princit Andrew në Balmoral me Epstein dhe Maxwell
Policia po heton vizitat e Andrew Mountbatten-Windsor, Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell në Balmoral, rezidencën private mbretërore në Skoci, duke konfirmuar se kanë marrë informacione përkatëse. Sipas Sky News, Policia e Skocisë njoftoi të premten se po zhvillohen hetime paraprake mbi praninë e tre personave në rezidencën mbretërore, megjithatë pa sqaruar natyrën e informacionit që po shqyrtojnë. “Kemi marrë informacion dhe hetimet janë duke vazhduar, por ato janë ende në një fazë shumë të hershme”, tha një zëdhënës i Policisë së Skocisë. “Të gjitha hetimet bazohen në prova, me nevojat e viktimave dhe të mbijetuarve në qendër”, shtoi ai, duke sqaruar se policia nuk do të publikojë detaje të mëtejshme ndërsa procesi është në vazhdim. Rasti po tërheq vëmendje të re ndaj marrëdhënieve të Andrew...
Burimi:
javanews.al