Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar më 5 tetor në Tiranë, ku u sulmua gazetari Bledi Mane. Në një deklaratë zyrtare, policia bën me dije se strukturat përkatëse po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e personave të përfshirë dhe referimin e çështjes në Prokurori. Sipas Policisë së Shtetit, hetimet po zhvillohen në përputhje me ligjin, ndërsa autoritetet shprehen se dënojnë çdo akt dhune, kanosjeje apo intimidimi ndaj qytetarëve. Në reagim theksohet gjithashtu se e drejta për protestë paqësore është e garantuar nga Kushtetuta, por kjo e drejtë, sipas policisë, nuk mund të përdoret për të kanosur, shënjestruar apo sulmuar persona të tjerë për shkak të mendimeve apo bindjeve të tyre. “Askush nuk mund të marrë ligjin...