Policia ndërhyn në protestën paqësore të studentëve, shoqërohen disa prej tyre

Policia ndërhyn në protestën paqësore të studentëve, shoqërohen disa prej tyre

Tensionohet situata gjatë protestës së studentëve këtë të martë në afërsi të Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit. Disa prej të rinjve që po merrnin pjesë në tubimin paqësor janë shoqëruar nga efektivët e Policisë. Sipas informacioneve paraprake, protesta po zhvillohej në mënyrë paqësore, kur efektivët kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa nga pjesëmarrësit. Pas ndërhyrjes policore, një pjesë e protestuesve të tjerë janë ndjekur nga efektivët në drejtim të Sheshit Skënderbej.