Policia e Shtetit reagon pas sulmit me vezë ndaj gazetarit Bledi Mane nga protestuesit

Policia e Shtetit reagon pas sulmit me vezë ndaj gazetarit Bledi Mane nga protestuesit

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur më 5 tetor në Tiranë, ku gazetari Bledi Mane u sulmua nga protestuesit gjatë zhvillimeve të protestës. Njoftimi i Policisë:  Në lidhje me incidentin e datës 5 tetor, në Tiranë, ku u sulmua gazetari B. M., strukturat e Policisë po kryejnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e personave të përfshirë dhe referimin e çështjes pranë organit të Prokurorisë, në përputhje me ligjin. Policia e Shtetit dënon çdo akt dhune, kanosjeje apo intimidimi ndaj qytetarëve dhe garanton të drejtën kushtetuese për të protestuar në mënyrë paqësore. Por ushtrimi i kësaj të drejte nuk mund të përdoret për të kanosur, shënjestruar apo sulmuar qytetarë të tjerë, për shkak të mendimeve dhe bindjeve të...