Policia e Shtetit ngre alarmin: Kujdes nga sms-të, mos vendosni të dhënat tuaja bankare në faqe të dyshimta

Policia e Shtetit ngre alarmin: Kujdes nga sms-të, mos vendosni të dhënat tuaja bankare në faqe të dyshimta

Policia e Shtetit ka dhënë alarmin për një valë të re mashtrimesh online, që po përhapen përmes mesazheve SMS. Skema, e njohur si “smishing”, synon të mashtrojë qytetarët duke përdorur emrat e institucioneve publike, përfshirë Bashkinë e Tiranës, DPSHTRR-në dhe Postën Shqiptare. Përmes mesazheve të rreme, qytetarët udhëzohen të klikojnë në lidhje të dyshimta, ku më pas u kërkohet të plotësojnë të dhëna personale dhe informacione bankare. Këto të dhëna mund të përdoren nga mashtruesit për të hyrë në llogaritë bankare dhe për të përvetësuar shuma parash. Për të shmangur rënien pre e këtyre skemave, autoritetet apelojnë për vigjilencë, duke këshilluar qytetarët të mos hapin linke të panjohura dhe të mos japin në asnjë rast të dhënat e kartave apo llogarive bankare përmes mesazheve të...