No Image Available

Policia e Shtetit: Do të identifikohen personat e maskuar që ushtrojnë dhunë

Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në Tiranë, në prag të protestës së paralajmëruar për ditën e sotme, pas thirrjeve të konstatuara në rrjetet sociale për grumbullimin e personave të maskuar dhe përdorimin e mjeteve të rrezikshme gjatë tubimit. Albert Nushi, shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike, deklaroi se strukturat policore kanë nisur procedimet penale dhe po kryejnë hetime për identifikimin e personave përgjegjës për thirrjet që lidhen me akte të mundshme dhune. Sipas Policisë, në rrjetet sociale dhe në grupe të hapura online janë publikuar thirrje për përdorimin e lëndëve piroteknike, bombave Molotov, sendeve metalike, shkopinjve, gurëve dhe mjeteve të tjera të forta. Autoritetet bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit...