Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga
Shtatë persona janë arrestuar në Sheffield të Anglisë, në kuadër të një hetimi policor për vrasje pas vdekjes së një foshnjeje të porsalindur. Policia u njoftua pak para orës 06:00 sipas kohës lokale për shqetësime lidhur me sigurinë e një foshnjeje në zonën Wincobank të Sheffieldit. Pas marrjes së njoftimit, efektivët kryen kontrolle në një banesë në zonën Holywell Heights, ku gjetën foshnjën e porsalindur. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe përpjekjeve të ekipeve mjekësore të urgjencës, foshnja nuk mundi të mbijetonte dhe u konstatua e vdekur në vendngjarje. Kryeinspektorja e policisë, Emma Knight, bëri të ditur se shtatë persona janë arrestuar nën dyshimin për vrasje dhe se të gjithë vijojnë të jenë në paraburgim. Autoritetet britanike u kanë bërë thirrje qytetarëve që disponojnë informacione për...
Burimi:
javanews.al