Polemikat e “Topit të Artë” 2026. Kane fitues, por disa yje ndjenë shije të hidhur
Harry Kane fitoi “Topin e Artë” në një nga garat më të ngushta të viteve të fundit, por renditja përfundimtare e 30 finalistëve shkaktoi polemika. Jude Bellingham u rendit i 11-ti, jashtë dhjetëshes së parë, pavarësisht paraqitjeve të shkëlqyera në Kupën e Botës dhe 7 golave të shënuar. Anglezi i Real Madridit, i treti në vitin 2024, pritej të vlerësohej më shumë. Vitinha, një nga shtyllat e PSG-së së Luis Enriques, përfundoi i 14-ti. Portugezi regjistroi 7 gola dhe 10 asistime sezonin e kaluar, por paraqitja e dobët e Portugalisë në Botëror ndikoi në votimin e gazetarëve. Pau Cubarsí u rendit i 12-ti. Mbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës shkëlqeu në Botëror, por mbeti jashtë dhjetëshes së parë, duke shkaktuar reagime te tifozët. Edhe Fabián Ruiz, fitues i...
Burimi:
telesport.al