Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025
Hendeku ekonomik dhe fuqia blerëse mes Tiranës dhe rajoneve të tjera të vendit është thelluar ndjeshëm përgjatë dekadës së fundit. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT, ndërsa në vitin 2015 pesë nga 12 qarqet e vendit kalonin mesataren kombëtare të shpenzimeve për konsum, në vitin 2025 vetëm kryeqyteti vijon të qëndrojë mbi këtë nivel. Në nivel kombëtar, shpenzimet mesatare mujore për konsum të një familjeje arritën në 95,227 lekë në vitin 2025, nga 69,442 lekë që ishin në vitin 2015, duke shënuar një rritje prej 37%. Detajet kryesore mbi shpërndarjen rajonale të konsumit: Tirana në krye: Familjet në kryeqytet regjistruan shpenzime mesatare mujore prej 110,904 lekësh në vitin 2025, rreth 16.5% më lart se mesatarja kombëtare. Qarqet pas kryeqytetit: Korça renditet e dytë...
Burimi:
javanews.al