“Poker” golash ndaj Balliut dhe Kumbullës, por tifozët vërshëllejnë Realin, Mou: I kuptoj kritikat, ishte fitore jetike (VIDEO)

“Poker” golash ndaj Balliut dhe Kumbullës, por tifozët vërshëllejnë Realin, Mou: I kuptoj kritikat, ishte fitore jetike (VIDEO)

Real Madrid triumfon me “poker” golash në derbi përballë Rayo Vallecano-s, por sërish tifozët e “Los Blancos” nuk ishin të lumtur, ku në “Bernabeu” nuk munguan as vërshëllimat, mbi të gjitha në fraksionin e dytë. Ekipi i Jose Mpurinho-s ishte i papërmbajtshëm në fraksionin e parë ku realizuan 3 gola brenda 35 minutash. 14 minuta lojë i mjaftuan Realit për të zhbllokuar rezultatin, me Kylian Mbappe që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Tre minuta më vonë, Mbappe këtë herë dhuroi një assist të pastër për Carreras, me këtë të fundit që dyfishoi shifrat. Reali nuk e uli ritmin pasi në të 35-tën ishte radha e Jude Bellingham, me mesfushorin anglez që konvertoi në gol një assist të Vinicius jr. Çuditërisht,...