Pogradeci debuton me fitore në Superligë, Partizani mund Dinamon në derbi, fitojnë Teuta e Tirana

Pogradeci debuton me fitore në Superligë, Partizani mund Dinamon në derbi, fitojnë Teuta e Tirana

Ka startuar të shtunën sezoni 2026-2027 i Superligës në volejboll për femra. Kampionet në fuqi të Pogradecit e nisën mbarë kampionatin, duke fituar 3-2 ndaj Skënderbeut në derbin juglindur, në një ndeshje me emocione përgjatë 5 seteve zhvilluar në fushën e tyre. Të dyja ekipet dueluan deri në fund për fitoren (25-23, 18-25, 25-21, 11-25, 15-13). Derbi i kryqytetit mes Dinamos dhe Partizanit u fitua 3-0 nga “të kuqtë”, që nuk hasën shumë vështirësi për të marrë tri pikët (25-23, 25-25, 25-14). me kalimin e kohës, loja e dinamoviteve ra, ndërsa Partizani pati epërsi. Fitore pa probleme arrin Tirana, që në fushën e saj mundi 3-0 Lushnjën (25-6, 25-12, 25-12), një ndeshje që ishte si një stërvitore për bardheblutë. Pa probleme fiton jashtë fushe edhe...