Pogradec/ Vodhi pasi e gjeti me çelësat brenda, arrestohet 48-vjeçari (EMRI )
foto ilustruese POGRADEC- Një person është arrestuar nga policia në Pogradec, vetëm pak minuta pasi dyshohet se ka marrë një automjet të lënë me çelësat brenda. Në pranga ka përfunduar 48-vjeçari Aurel Hamolli i cili sipas informacioneve paraprake, ka marrë automjetin pasi e ka gjetur të parkuar në lagjen nr. 1 të qytetit, me çelësat të vendosur në të. Në momentin e ngjarjes, pronari i mjetit ndodhej pak më tutje. Pas marrjes së njoftimit për rastin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ndërhyrë duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Hamollit pak minuta më vonë. Ndërkohë, vijojnë veprimet procedurale nga policia për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur vjedhja e automjetit. Njoftimi: Arrestohet në flagrancë...
Burimi:
zeri.ai