Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar një ditë më parë në disa media online, pas një videoje të postuar nga deputeti Saimir Korreshi, ku pretendohej se në ambientet e Bibliotekës po glorifikohej diktatori Enver Hoxha përmes poezive. Në një sqarim publik, LSHA thekson se videoja është nxjerrë jashtë kontekstit, duke shpjeguar se bëhej fjalë për një aktivitet letrar-artistik të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, ku ishin të pranishme edhe familje të persekutuara gjatë regjimit komunist. Sipas sqarimit, aktiviteti mblodhi intelektualë dhe tenorë, ndërsa në fokus ishte historia e familjes Ngucaj, e persekutuar dhe e internuar gjatë diktaturës. Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Lushnjë ka organizuar një aktivitet letrar-artistik i cili mblodhi bashkë intelektual dhe tenorë. Familja Ngucaj janë...
Burimi:
javanews.al