“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka folur sot gjatë konferencës për mediat (12 shtator), rreth masave të marra deri tani, një ditë përpara nisjes së sezonit shkollor 2026-2027. Ai është ndalur tek masat e sigurisë, teksa po ashtu këtë herë do të bashkëpunojnë me AKU-në për ushqimet që do tu ofrohen fëmijëve. Fjala e kryepolicit Hita: “Në krye të të gjitha shërbimeve të angazhuara për sigurinë në shkolla do të jenë shefat e komisariateve, të cilët do të kenë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për organizimin, koordinimin dhe kontrollin e shërbimeve në territor. Kam kërkuar që këto masa të mos mbeten vetëm në planifikim, por të kontrollohen dhe të zbatohen në terren. Përgjegjësia është konkrete dhe do të jetë e qartë për çdo drejtues vendor...