Po vjen dimri, meteorologia paralajmëron disa ditë me reshje shiu dhe bore në vend: Do ketë mot të paqëndryeshëm nga sot!
Reshjet e shiut rikthehen në territorin shqiptar. Ndërsa meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, paralajmëroi një periudhë të paqëndrueshme atmosferike deri në mesin e javës së ardhshme. Sipas saj nga nata e sotme deri të martën e javës së ardhshme do të ketë reshje. “Gjatë natës sonte, ditën e nesërme, të shtunën, të dielën, të hënën dhe të martën tjetër, do të kemi reshje. Presim rrebeshe të shkurtra në të gjithë territorin shqiptar. Veriu, veriperëndimi me rrebeshe më të shpeshta. Ndërkohë kemi rrebeshe afatshkurtra në pjesën tjetër të territorit shqiptar. Kemi dhe një tjetër celulë ku herë pas here intensifikohen reshjet në jug gjatë këtij 5 ditori, por fokusi do të jetë veriu dhe veriperëndimi”, tha meteorologia. Sipas saj reshjet e shiut rrezikojnë përmbytje në...
Burimi:
javanews.al