PO SIKUR VLORA TE MBETET NE AZERBAJXHAN/ Klodiana Lala: Çfarë ndodh nëse Hyseni nuk kthehet në Shqipëri
Drejtorja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka mësuar për masën e sigurisë të vendosur ndaj saj nga GJKKO, me kërkesë të SPAK, ndërsa ndodhet në Azerbajxhan. Sipas raportimeve, ndaj Hysenit është caktuar masa “arrest në shtëpi”, ndërsa dyshimet e ngritura nga organi i akuzës lidhen me veprat penale “përkrahja e autorit të krimit” dhe “zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Në kuadër të hetimit, ajo dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Ergys Agasi, i cili është gjithashtu pjesë e një tjetër hetimi të SPAK. Pyetja që mbetet tashmë është nëse Vlora Hyseni do të rikthehet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë dhe çfarë procedure do të ndiqet nëse ajo vendos të qëndrojë jashtë vendit. Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se, nëse Hyseni...
Burimi:
ntv.al