Po shoqëronte vajzën për në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni

Po shoqëronte vajzën për në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni

  Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në San Donà di Piave, pranë Venedikut, ku 42-vjeçarja shqiptare, mamaja e tre fëmijëve e identifikuar si Lavdije Istrefi, është përplasur nga një kamion plehrash. Përplasja rezultoi fatale për të, pasi shqiptarja humbi jetën në vendngjarje. Ngjarja merr përmasa më tragjike pasi mësohet se aksidenti ndodhi para syve të vajzës 9-vjeçare të shqiptares. Sakaq, mediat italiane shkruajnë se kamioni i plehrave po kthehej djathtas në një rrugë anësore në kryqëzimin me Via Paolo VI kur mori përpara shqiptaren. 42-vjeçarja po dërgonte vajzën e saj në shkollë, kur papritmas kamioni i plehrave i mori jetën. Fatmirësisht raportohet se vogëlushja e saj e kishte kaluar rrugën e gëzon shëndet të plotë, ndërsa thuhet se është në...