No Image Available

Po shoqëronte vajzën në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni (EMRI)

FOTO ILUSTRUESE ITALI- Një 42 vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi u përplas nga një kamion i mbledhjes së mbetjeve në San Dona di Piave në provincën e Venecias. Viktima  është identifikuar si Lavdije Isteri ecila ishte duke shoqëruar vajzën e saj 9 vjeçare për në shkollë kur ndodhi aksidenti. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në zonën Passarella pranë shkollës fillore Marco Polo. Kamioni po kryente një kthesë djathtas në momentin kur përplasi 42-vjeçaren. Sipas rindërtimit paraprak të publikuar nga kompania e pastrimit gruaja ndodhej në një zonë të padukshme për drejtuesin e mjetit, ndërsa hetimet për dinamikën e plotë vijojnë. Pas përplasjes gruaja mbeti e bllokuar poshtë kamionit. Në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit, të cilët përdorën një autovinç...