Po përgatitet për zgjedhje të parakohshme? Rama kërkon dorëheqjen e gjithë drejtorëve…

Po përgatitet për zgjedhje të parakohshme? Rama kërkon dorëheqjen e gjithë drejtorëve…

Kryeministri Edi Rama raportohet se u ka kërkuar ministrave të nisin një proces për largimin e drejtuesve të institucioneve në varësi të tyre, në një kohë kur qeveria po përballet me protestat e zhvilluara në Tiranë. Sipas burimeve të Top Channel, Rama i ka kontaktuar ministrat nga Budva, ku ndodhet, duke u kërkuar të mbledhin drejtuesit e institucioneve në varësi dhe t’u kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme. Deri tani, kërkesa raportohet nga burimet mediatike, ndërsa nuk ka një njoftim zyrtar për zbatimin e saj. Në ditët në vijim pritet që kryeministri të komunikojë publikisht për këtë çështje. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse nisma lidhet me pakënaqësinë ndaj funksionimit të administratës, me situatën e krijuar nga protestat apo me një riorganizim më të gjerë institucional. Nuk ka...