“Po na mbahen lekët”/ Tre muaj pa rroga, punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në Durrës mblidhen para Bashkisë

“Po na mbahen lekët”/ Tre muaj pa rroga, punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në Durrës mblidhen para Bashkisë

Prej tre muajsh, punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit në Bashkinë e Durrësit pretendojnë se po përballen me mbajtje të pashpjegueshme të një pjese të pagës. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, të revoltuar nga mungesa e përgjigjeve nga financa e ndërmarrjes dhe drejtori i tyre, ata janë grumbulluar përpara bashkisë, duke deklaruar se u janë mbajtur 4 deri në 7 mijë lekë nga rrogat e tyre mujore. “35 vjet punë këtu dhe na e ulën në 540, e kam 580. Pse duan të na e heqin rrogën. Drejtori na bën presion, na tha ‘do u marr shpirtin’”, u shpreh njëra prej punonjësve. Pas reagimit përpara godinës, një përfaqësi e punonjësve u prit në një takim nga drejtues të pushtetit vendor. Pas takimit, punonjësit...