”Po na hiqni të drejtën për të protestuar”, studentët çojnë qeverinë Rama në Kushtetuese

”Po na hiqni të drejtën për të protestuar”, studentët çojnë qeverinë Rama në Kushtetuese

Tre akte të miratuara nga qeveria më 28 tetor kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese, pas kundërshtimit të studentëve protestues, të cilët pretendojnë se masat e reja kufizojnë lirinë e shprehjes dhe të drejtën për të protestuar. Përfaqësues të grupimeve “Studentët n’ Protestë” dhe “Revolucioni Studentor” kanë dorëzuar sot tre ankime në Kushtetuese, në bashkëpunim me katër organizata të shoqërisë civile: Qendrën Res Publica, Komitetin Shqiptar të Helsinkit, Shoqatën Ornitologjike të Shqipërisë dhe EcoAlbania. Në qendër të kundërshtimit janë Akti Normativ nr. 5/2026, Akti Normativ nr. 6/2026 dhe VKM-ja nr. 815/2026. Sipas studentëve, Akti Normativ nr. 5 i jep policisë kompetenca të gjera për të ndërhyrë në organizimin e protestave, përfshirë ndalimin ose kufizimin e tubimeve pranë institucioneve, largimin e qytetarëve nga zonat e mbrojtura dhe...