Po fshihet në Shqipëri? Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait, pista e fundit çon drejt kufirit
alket rizai GREQI- Një megaoperacion është vënë në lëvizje nga autoritetet greke për kapjen e Alket Rizait, i cili nuk është kthyer në burgun e Domokos pas përfundimit të lejes së tij. Sipas mediave greke, Rizai duhej të paraqitej në burg në orën 08:00 të mëngjesit të së hënës, 14 shtator, por nuk është kthyer në qeli pas përfundimit të lejes. Policia greke ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij, por deri tani pa rezultat. Në kuadër të hetimeve është ngritur edhe dyshimi se Rizai mund të jetë larguar drejt Shqipërisë. Sipas informacioneve të mbërritura te autoritetet greke, gjurma e fundit e tij është lokalizuar në Greqinë e Veriut. Kjo ka ngritur dyshimet se prej andej mund të ketë kaluar ilegalisht kufirin drejt Shqipërisë....
Burimi:
zeri.ai