“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

Gazetari Elton Tozaj ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me dhunimin brutal që iu bë ditën e djeshme. Pasi publikoi pamjet ku shfaqej i mbuluar nga gjaku, Tozaj shkruan se ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po komunikon me forcat e rendit, në mënyrë që të zbardhet e gjithë ngjarja. Ai shprehet se nuk është dorëzuar dhe do vijojë të zbulojë të vërtetën, pasi kërcënimet dhe frika nuk e ndalin. “Dhuna barbare, kërcënimet dhe intimidimi nuk do të më ndalin kurrë të them të vërtetën! Asgjë dhe askush nuk do të më mbyllë gojën përballë asaj që unë besoj se duhet të bëhet  Për momentin ndodhem nën kujdesin e mjekëve dhe të forcave të rendit. Po përballem me një situatë të vështirë, por nuk...