Plumb në dorë pas një konflikti! Plagoset 50-vjeçari në zonën e Vollgës
Një person rreth 50 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në zonën e Vollgës, në Durrës.Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, ndërsa i plagosuri dyshohet se ka marrë një plumb në dorë. Ai është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po merr trajtimin mjekësor. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe rrethanat e plagosjes. Për momentin, nuk ka të dhëna të tjera mbi autorin, apo motivin e ngjarjes. Dyshohet konflikt çasti.
Burimi:
javanews.al