“PLAY ON” hap edicionin e 14-të të NET/RRJET, 12 artistë prezantojnë artin bashkëkohor në Prishtinë
Ekspozita ndërkombëtare multimediale e artit bashkëkohor “PLAY ON” u hap mbrëmjen e së mërkurës në Barabar Centre, në Hotel Grand në Prishtinë, duke shënuar edicionin e 14-të të platformës ndërkombëtare NET/RRJET, të organizuar nga EXPOART.40. Ekspozita bashkon 12 artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke sjellë vepra që eksplorojnë procesin krijues, lëvizjen dhe dialogun përmes mediumeve të ndryshme artistike. E ideuar dhe themeluar më 2008 nga profesoresha Majlinda Kelmendi, NET/RRJET ndër vite ka krijuar një hapësirë për eksperimentimin artistik, shkëmbimin profesional dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Edicioni i sivjetmë vazhdon këtë rrugëtim, duke vënë në qendër ndërveprimin mes praktikave bashkëkohore të artit dhe marrëdhënien e tyre me publikun. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, dekani i Fakultetit...
Burimi:
kultplus.com