PLAS POLEMIKA PAS FITORES SË JUVENTUSIT! ARBITRI NË SHËNJESTËR, LECCE MBETET ME 10 LOJTARË
Juventusi mori tri pikët ndaj Lecces, por fitorja 2-0 u shoqërua me polemika për mënyrën se si arbitri Fabio Maresca menaxhoi episodet disiplinore gjatë ndeshjes. Në qendër të debatit është përjashtimi i mbrojtësit të Lecces, Kialonda Gaspar, në minutat e fundit të takimit. Futbollisti u ndëshkua pas një episodi të shoqëruar me protesta ndaj vendimeve të gjyqtarit. Megjithatë, kritikat nuk u kufizuan vetëm te përjashtimi i tij. Analiza e publikuar nga Corriere dello Sport ngriti pikëpyetje mbi standardin e përdorur nga Maresca gjatë ndeshjes, duke argumentuar se disa futbollistë të Juventusit duhej të kishin marrë kartonë të verdhë. Mes episodeve të përmendura ishin ndërhyrje të Bremer, McKennie dhe Douglas Luiz. Sipas kësaj analize, arbitri tregoi ashpërsi ndaj Gaspar, ndërsa në disa raste të tjera u...
Burimi:
ntv.al