Plantacion me 1.206 bimë marijuane, arrestohet shqiptari që e ruante, pesë shqiptarë të tjerë në hetim
Droga kap vlerën e mbi një milion eurove në tregun e paligjshëm. Zbulimi në komunën Coassolo Torinese, Asti, vjen pas sekuestrimit të 22 kilogramëve kokainë, pesë pistoletave dhe një arsenali municionesh. Një plantacion i brendshëm me 1.206 bimë marijuane, me vlerë mbi një milion euro në tregun e paligjshëm, është zbuluar nga karabinierët italianë në Coassolo Torinese. Në kuadër të operacionit është arrestuar një shtetas shqiptar, banues në Asti, i dyshuar se kujdesej për plantacionin, ndërsa pesë shqiptarë të tjerë janë identifikuar dhe janë nën hetim për përfshirje të dyshuar në aktivitetet e paligjshme. Operacioni është pjesë e një hetimi të nisur në janar të vitit 2026 nga Njësia Hetimore e Komandës Provinciale të Karabinierëve të Astit, nën drejtimin e Prokurorisë së Republikës së Astit....
Burimi:
syri.net