Plani i Rritjes i BE/ Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët
Plani i Rritjes i Bashkimit Europian i jep një shtysë të rëndësishme procesit të konvergjencës, duke e lidhur aksesin gradual në Tregun e Përbashkët të BE-së me përparimin në integrimin rajonal. Ndërtimi i tregut tonë të përbashkët rajonal nuk është një alternativë ndaj integrimit europian, por pjesë e rrugës drejt tij. Një kompani në Ballkanin Perëndimor mund të prodhojë pjesë për një nga gjigantët europianë të industrisë së automjeteve, të përmbushë standardet e rrepta ndërkombëtare dhe t’i eksportojë produktet e saj mijëra kilometra larg. Por, paradoksalisht, e njëjta kompani mund të ndeshet me pengesa të panevojshme kur kërkon të zgjerojë aktivitetin në një vend fqinj, vetëm disa qindra kilometra larg. Ky është një nga paradokset e rajonit tonë. Bizneset tona kanë dëshmuar se janë të...
Burimi:
javanews.al