Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

Plani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

Qeveria shqiptare ka miratuar një strategji për heqjen graduale nga përdorimi të automjeteve të vjetra gjatë periudhës 2027–2030, si pjesë e përafrimit të sektorit të transportit me standardet mjedisore të Bashkimit Evropian. Dokumenti synon eliminimin e mjeteve me nivele të larta ndotjeje, veçanërisht të kategorive më të hershme si Euro 3 dhe Euro 4 që u përkasin kryesisht prodhimeve të viteve 2000. Megjithatë, aktet e mëtejshme rregullatore pritet të përcaktojnë nëse kufizimet do të zbatohen vetëm për importet e reja apo edhe për mjetet që ndodhen aktualisht në qarkullim. Plani i hartuar përfshin angazhimin e disa dikastereve kryesore, ku Ministria e Infrastrukturës, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Mjedisit do të përshtatin rregullat e homologimit dhe kontrollit të emetimeve. Paralelisht...