PLAN I POSAÇEM/ POLITICO: BE PO PERGATIT UDHERREFYES PER ANETARESIMIN E SHQIPERISE
Një plan i ri i Bashkimit Evropian mund t’i japë Shqipërisë një rrugë më të qartë drejt anëtarësimit. Komisioni Evropian po përgatit udhërrëfyes të posaçëm për katër vendet kandidate që konsiderohen më të avancuara në procesin e integrimit. Në këtë grup janë Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia. Sipas një raportimi të Politico, planet synojnë të përcaktojnë më qartë reformat që duhet të përmbushë secili vend, objektivat kryesore dhe afate orientuese për avancimin dhe përfundimin e negociatave. Pra, nga një proces me hapa të shpërndarë, BE-ja po shqyrton mundësinë e një rruge më të strukturuar, ku vendet kandidate të dinë më qartë se çfarë kërkohet prej tyre dhe cilat janë etapat e ardhshme. Shqipëria do të jetë pjesë e grupit të vendeve prioritare, nëse...
Burimi:
ntv.al