Pla’gosja me th’ikë brenda qelisë/ Drejtoresha inspekton burgun e Durrësit
Plagosja e një të burgosuri me mjet prerës pas një konflikti mes të dënuarve ka vënë në lëvizje drejtuesit e sistemit penitenciar. Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka zhvilluar një vizitë monitoruese në burgun e Durrësit, pas incidentit të regjistruar të dielën e kaluar. Gjatë vizitës, Bodo ka takuar nga afër dy të dënuarit e përfshirë në konflikt, ndërsa rasti po shqyrtohet nga strukturat inspektuese të Drejtorisë së Burgjeve. Sipas këtij institucioni, njëri prej të dënuarve ka probleme të shëndetit mendor. Përveç incidentit, inspektimi ka nxjerrë në pah edhe problematikat infrastrukturore të burgut të Durrësit. Godina ku funksionon institucioni paraqitet e amortizuar dhe është përballur disa herë me përmbytje gjatë viteve të fundit. Bodo ka inspektuar ambientet e kuzhinës, shërbimit shëndetësor, arsimit dhe...
Burimi:
ntv.al