Plagosja me armë në Lezhë! Identifikohen autorët, shpallen në kërkim babë e bir (Emrat)

Plagosja me armë në Lezhë! Identifikohen autorët, shpallen në kërkim babë e bir (Emrat)

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen me armë zjarri të Daniel Pikulit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Lezhë. Në kërkim janë shpallur Bebi (Gjergj) Voci dhe Ariseldo Voci, babë e bir, të dyshuar për përfshirje në plagosjen e Pikulit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se tre personat janë përfshirë fillimisht në një konflikt fizik. Përplasja më pas ka agravuar dhe njëri prej personave dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj Daniel Pikulit, duke e lënë të plagosur. Pas ngjarjes, dy personat e shpallur në kërkim janë larguar me një automjet tip “Volkswagen”. Lëvizjet e mjetit janë gjurmuar deri në zonën e Shënkollit, në Lezhë. Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të...