Plagosi me çekiç ish-vjehrrin, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me çekiç ish-vjehrrin, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi

foto ilustrim: policia-zegjine caushi ROSKOVEC- Një plagosje me çekiç është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Sauk të Roskovecit, pas një konflikti mes dy personave. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në banesën e një gruaje. I përfshirë në konflikt dyshohet se është daja i deputetes Zegjine Çaushi, i cili kishte shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij. Burimet bëjnë me dije se aty ai është konfliktuar me babain e saj, të cilin dyshohet se e ka goditur me çekiç pas përplasjes dhe është larguar menjëherë nga vendgjarja. Mësohet se i lënduari është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore dhe sipas informacioneve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i dyshuar është shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI