Plagosi me armë zjarri të riun dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Plagosi me armë zjarri të riun dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij është kapur në pikën kufitare të Rinasit, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria. Sipas Policisë, 47-vjeçari me inicialet K. N., banues në fshatin Sanxhak, u ndalua pas koordinimit mes specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda, Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Policisë Kufitare në Rinas. Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në muajin korrik, në Sanxhak, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. P., 22 vjeç, dhe më pas i ka vjedhur automjetin. Në muajin gusht, Gjykata e Lezhës i kishte caktuar 47-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja...