Plagosi ish vjehrrin me drapër, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 52-vjeçarin Bledar Bakaj, daja i deputetes Zegjine Çaushaj, i dyshuar për plagosjen e rëndë me dashje të 67-vjeçarit Enver Grëmi dhe për shkeljen e një vendimi gjykate. Vendimi është marrë këtë të hënë nga gjyqtarja Bora Shaholli, pas kërkesës së Prokurorisë së Fierit për caktimin e masës më të rëndë të sigurisë. Sipas vendimit, Bakaj do të qëndrojë në burg deri më 17 dhjetor 2026. Ngjarja u regjistrua në fshatin Suk të Roskovecit. Sipas dyshimeve të hetimit dhe dëshmisë së babait të 34-vjeçares, 52-vjeçari është rikthyer në banesën e familjes Grëmi me synimin për ta marrë sërish vajzën. Kundërshtimi i të atit përfundoi në konflikt fizik, gjatë të cilit 67-vjeçari u godit me...
Burimi:
ntv.al