Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Tiranë, në kërkim autori
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në rrugën “Medar Shtylla”. Sipas policisë, 28-vjeçari S. Z. (T.) ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. Z., 22 vjeç. I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, 28-vjeçari është shpallur në kërkim nga Policia, e cila po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.
Burimi:
javanews.al