Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë dhe në kërkim vëllai i tij
Një 23-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi akuzohet se në bashkëpunim me vëllain e tij 31-vjeçar ka plagosur rëndë me mjete të forta një 38-vjeçar në Rrëshen. I riu ishte shpallur në kërkim nga policia, ndërsa ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Brothers”, ndërsa vijon puna për kapjen e vëllait të tij, i cili është ende në kërkim. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Mirditë/Finalizohet operacioni i koduar “Brothers”, kapet 1 shtetas në kërkim. Akuzohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, plagosi rëndë me mjete të forta, një 38-vjeçar, kapet dhe ndalohet 23-vjeçari. Në vijim të...
Burimi:
gijotina.com