Plagosën rëndë 3 persona gjatë sherrit, arrestohet 19-vjeçari në Shijak, kërkohen dhe bashkëpunëtorët
Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen e rëndë të tre personave është kapur në fshatin Pjezë të Shijakut. Policia tha se L. C., dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër person që vijon të jetë në kërkim, ka goditur me mjete prerëse tre shtetas gjatë një konflikti më 26 korrik në Durrës. Gjykata kishte caktuar më herët masën “Arrest në burg” për të dy të dyshuarit. “Kapet në fshatin Pjezë, 1 shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar si bashkëpunëtor në plagosjen e rëndë të 3 shtetasve. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe me Njësinë Operacionale të DVP Durrës, ka organizuar operacionin e koduar “Village”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në...
Burimi:
javanews.al