PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

Arsimi shqiptar ka regjistruar një nga zhvillimet më të rëndësishme të viteve të fundit në matjet ndërkombëtare të performancës së nxënësve. Rezultatet e PISA 2025, të publikuara sot nga OECD në Bratislavë, tregojnë një përmirësim të ndjeshëm të nxënësve shqiptarë në të tre fushat kryesore të testimit: matematikë, shkencë dhe lexim. Krahasuar me rezultatet e vitit 2022, Shqipëria është rritur me 65 pikë në matematikë, 59 pikë në shkencë dhe 50 pikë në lexim. Përtej përmirësimit ndaj vetvetes, rezultatet e reja e vendosin Shqipërinë në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor në matematikë, ndërsa në shkencë ndan rezultatet më të larta në rajon me Malin e Zi. Të dhënat marrin një peshë të veçantë për shkak të dimensionit të testimit. Testimet e PISA zhvillohen me...