“Pirateria është konkurrencë e pandershme”- Drejtuesja e AMA propozon koalicion me operatorët e internetit!
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi, ka bërë thirrje për bashkimin e operatorëve të ligjshëm të tregut në një koalicion kundër piraterisë audiovizive. Gjatë një takimi me përfaqësuesit ligjorë të ofruesve të shërbimit të internetit, Krasniqi propozoi formalizimin e këtij bashkëpunimi përmes një memorandumi, me synim identifikimin dhe luftimin e transmetimeve të paligjshme. Ajo theksoi se pirateria përbën konkurrencë të pandershme për kompanitë që investojnë në blerjen e të drejtave të transmetimit, prodhimin e përmbajtjeve dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për ofrimin e shërbimeve audiovizive. Sipas saj, operatorët piratë përfitojnë nga investimet e kryera nga subjektet e ligjshme, duke ofruar të njëjtën përmbajtje pa autorizim dhe pa përballuar kostot përkatëse. “Kur një familje ulet të shohë një ndeshje, një ndeshje futbolli,...
Burimi:
javanews.al