Piktura e rrallë e J.M.W. Turner pritet të shitet për 50 milionë paund

Piktura e rrallë e J.M.W. Turner pritet të shitet për 50 milionë paund

Një nga pikturat më të rralla të J.M.W. Turner që ende ndodhet në duar private do të dalë në ankand në Sotheby’s në Londër, me një vlerësim paraprak prej 50 milionë paundësh, rreth 66.2 milionë dollarë. “Rome, from Mount Aventine”, e realizuar në vitin 1836, do të shitet më 9 dhjetor në kuadër të ankandit “Old Master Evening Sale”. Para ankandit, vepra do të ekspozohet në Palazzo Rondinini, një pallat barok i shekullit XVIII në Romë, deri më 1 tetor. Sipas Sotheby’s, Turner besohet se e ka konceptuar dhe skicuar veprën gjatë qëndrimit në Itali, ndërsa përfundimi i saj është bërë më vonë në Londër. Piktura paraqet Romën të mbështjellë nga një dritë e artë dhe u porosit nga koleksionisti britanik Hugh Andrew Johnstone Munro...